Site icon PORTALB

Ronaldo: Coutinho ideal për Real Madridin

Ronaldo

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo ka thënë se dëshiron ta shohë bashkëkombasin e tij, Philippe Coutinho në “Santiago Bernabeu”.

Braziliani beson se ylli i Liverpoolit do të ishte përforcim ideal për skuadrën e Zinedine Zidane, transmeton Koha.net.

“Do të doja ta shihja Coutinhon në Real Madrid, lojtarin e Liverpoolit”, ka thënë Ronaldo për emisionin ‘El Transistor’ në radio Onda Cero.

Coutinho ditë më parë kishte thënë për Liverpool Echo se është i lumtur te Liverpooli, dhe se ndihet si në shtëpi.

“Në Liverpool ndihna si në shtëpi. Jam i lumtur, jam adaptuar dhe rahat me njerëzit dhe qytetin. Kur dëgjoj njerëzit duke kënduar emrin tim më inspiron. Fansat më bëjnë të ndihem jashtëzakonisht mirë”, kishte thënë Coutinho.

Exit mobile version