Anëtarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Silvana Boneva i ka tërhequr llogaritë për harxhimet e udhëtimit për korrik dhe gusht që më parë i ka dorëzuar deri te KSHZ, njofton Portalb.
Hapi i këtillë i Bonevës, vjen pasi që më disa javë më parë ajo u kritikua shumë nga opinioni, për atë se vetëm për 6 muaj ajo për harxhimet e transportit nga KSHZ ka kërkuar 12 mijë euro.
Sipas informatave jo-zyrtare të cilat i ka siguruar televizioni Alsat M, Boneva ka marrë reagime edhe nga rrethi i ngushtë partiak, pasi që informatat për shumat që ajo i ka fituar për harxhimet e transportit, jo vetëm si anëtare e KSHZ-së, por edhe si deputet, i kanë sjellë dëm partisë, veçmas tani në periudhën sensacionale politike.
Më parë, Boneva, u kritikua për atë se si deputete, vetëm për 1 vit, ka marrë 23 mijë euro për harxhime të transportit. /Portalb