Site icon PORTALB

26 aksidente dhe 13 të lënduar gjatë fundjavës në Shkup

Foto ilustrim

13 persona janë lënduar në 12 nga gjithsej 26 aksidente, gjatë tri ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit.

“Nga 13 aksidente të regjistruara të premten, shtatë persona janë lënduar lehtë, ndërsa mbrëmë janë regjistruar shtatë aksidente, ku në katër prej tyre, 4 persona morën lëndime të lehta”, deklaroi inspektori Dragan Veljanovski.

Gjatë tri ditëve të kaluara, policia rrugore dënoi 5 vozitës, të cilët tejkaluan shpejtësinë e lejuar, 22 vozitën nën ndikimin e alkoolit, 4 kaluan në ngjyrën e kuqe të semaforit, ndërsa 16 nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Exit mobile version