Site icon PORTALB

Turqia përballet me një deficit buxhetor prej 3.88 miliardë dollarë

Lira turke

Qeveria e Turqisë aktualisht ka një deficit buxhetor në vlerë prej 12 miliardë lira turke (3.88 miliardë dollarë) në 10 muajt e parë të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Financave, Naci Agbal, deklaroi të hënën se deficiti i buxhetit në shtator ishte 5.46 miliardë dollarë.

“Deficiti ishte për 451 milionë dollarë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në nëntë muajt e parë kemi ruajtur disiplinën buxhetore dhe do të vazhdojmë me të njëjtin temp”, tha ai.

Të hyrat e qeverisë turke në shtator shënuan 11.63 miliardë dollarë që është një rritje prej 6.6 përqind nga viti i kaluar, ndërkohë që shpenzimet ishin 17.1 miliardë, ose 10.5 përqind më shumë nga viti paraprak.

Shpenzimet qeveritare për shëndetësi, pensione dhe mirëqenie sociale janë rritur për 19.8 përqind në tetë muajt e parë të vitit. Qeveria synon që deri në fund të vitit të ketë një deficit buxhetor prej rreth 10 miliardë dollarë.

– 15.2 miliardë dollarë deficit në vitin 2017

Ministria e Financave vlerëson se në vitin 2017, shpenzimet buxhetore për vitin fiskal do të arrijnë në 208.8 miliardë dollarë, ndërsa të hyrat në 193.6 miliardë që do të rezultojë me një deficit prej 15.2 miliardë dollarë.

Sipas ministrit të Financave, Naci Agbal, politika fiskale që do të aplikohet në periudhën 2017 – 2019 do të ndihmojë vendin të ecë përpara.

“Planifikojmë të ulim borxhin e përcaktuar të BE-së për mallra i cili deri në fund të vitit 2016 do të arrijë në 32.8 përqind, në fund të vitit 2017 në 31.9 përqind dhe në fund të vitit 2019 në 29.9 për qind”, tha Agbal për të shtuar se pjesa më e madhe e alokimeve do të shkojë për sektorët transport, arsim dhe bujqësi.

– Deficiti është 4.3 përqind nga PBB

Në lidhje situatën aktuale të ekonomisë turke, Agbal tha se kushtet e favorshme për investimet e jashtme do të vazhdojnë, dhe deficiti aktual i vendit me shkallën e Prodhimit të Brendshëm Bruto do të bjerë në 4.3 përqind deri në fund të këtij viti, nga 4.5 përqind sa ishte vitin e kaluar.

“Që nga viti 2008 kur u shfaq kriza financiare botërore ne kemi hapur shtatë milionë vende të reja pune”, tha ai për të shtuar se rritja ekonomike me 3.9 përqind në pjesën e parë të vitit 2016 është e barabartë me 2.5 herë më shumë se sa në shtetet me rritje ekonomike siç janë India dhe Kina.

Exit mobile version