Nikolla Ivanovski është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë. Ai sot në kolegjiumin e Gjykatës, është zgjedhur me dy të tretën e votuesve dhe do ta zë vendin e Elena Goshevës, të cilës i kalon mandati më 1 nëntor, njofton Portalb.
Ivanovski ishte si më i pëlqyeri i Goshevës. Për gjykatës kushtetues u zgjodh në vitin 2012.
Përndryshe, mandati i Goshevës, do të kalojë për dy javë dhe për të mos u bllokuar puna e Gjykatës, gjykatësit kushtetues kanë zgjedhur kryetar të ri.
Mandati i gjykatësve zgjatë nëntë vjet, pa të drejtë që përsëri të zgjidhen.
Kryetari i ri do të ketë mjaft punë. Tanimë një vjet, në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndron iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmëri së ligjit për Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq ai që do të zgjidhet, do të duhet që të caktojë seancë për deklarimin për këtë iniciativë. /Portalb