Site icon PORTALB

Për Goshevën kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese janë vulgaritet

Elena Gosheva

Elena Gosheva

“Nuk shoh demokraci në vulgaritetet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe ndaj gjykatësve të caktuara, por as në ngjyrosjen e objektit të Gjykatës”, thotë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva, në një intervistë për javoren “Republika”, transmeton Portalb.

“Unë edhe përskaj gjithçka që pash, përjetova dhe kalova si kryetari e Gjykatës, në asnjë moment nuk kam menduar se kam gabuar që e kam pranuar funksionin. Gjatë punës sime kam pasur mbështetje nga një pjesë e personelit në Gjykatë. Derisa jam pjesë e Gjykatës, do të luftoj për dominimin e të drejtës kushtetuese , kryerjen e kompetencave kushtetuese, mbrojtjen e interesave nacionale dhe jo ambiciet partiako – politike të elementeve të brendshme dhe të jashtme të shtetit në shtet ose në Gjykatë”, thotë Gosheva në intervistë.

Përndryshe, mandati i saj kalon edhe dy javë, gjegjësisht në fund të nëntorit, gjatë kësaj periudhë pritet që të zgjidhet pasardhësi i saj.

Exit mobile version