Site icon PORTALB

Tërmet i fuqishëm në brigjet e Papua Guinesë së Re

Tërmet

Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,9 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar në afërsi të brigjeve të Papua Guinesë së Re, kumtoi Instituti gjeofizik amerikan.

Tani për tani nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëm të shkaktuar material, ndërsa nuk është shpallur as rrezik nga paraqitja e mundshme e cunamit.

Dridhja ka ndodhur thellësi 35 kilometra në fundin e detit.

Në korrik të vitit 1998, Papua Guinenë e Re e goditën dy tërmete me intensitet prej 7,0 ballë sipas shkallës së Rihterit, me ç’rast humbën jetën rreth 2.100 persona.

Papua Guinea e Re gjendet në Unazën e zjarrtë të Paqësorit, e cila karakterizohet me aktivitet sizmik dhe vullkane.

Exit mobile version