Site icon PORTALB

BDI-ja rikthen figurat e vjetra në skenë, Buxhaku emërohet drejtor i QMK-së

BDI

BDI

BDI po kthen në funksione ish funksionarët. Pas largimit të drejtoreshës së Qendrës për menaxhim me kriza, Suzana Sali e cila do të jetë ndihmëse e Avokatit të Popullit, Alsat-M mëson se Qeveria në postin e saj të vjetër ka emëruar ish ambasadorin Agron Buxhaku.

Buxhaku edhe më herët ka drejtuar Qendrën e Krizave edhe atë për 9 muaj, pasi më vonë u emërua ambasador në Paris. Që nga janari i këtij viti kur dhe i skadoi mandati i ambasadorit,ish zëdhënësi i parë i BDI-së Agron Buxhaku nuk është parë të jetë aktiv në politikë.

Bashkimi Demokratik për Integrim rikthimin e ish funksionarëve e quan strategji të përfaqësimit të shqiptarëve.

Exit mobile version