Vidhen kompjuterë në shkollën fillore “Goce Dellçev” në fshatin Stençe të Tetovës, në vlerë prej 2500 eurove.
Sipas policisë së Tetovës, vjedhja është kryer në natën e kaluar ku persona të panjohur kanë vjedhur disa kompjuterë nga shkolla fillore “Goce Dellçev” në Stençe. Hajdutët me forcë kanë hapur derën e përparme, duke kontrolluar tërësisht hapësirën e brendshme të shkollës, nga ku kanë marrë 5 shtëpiza kompjuterësh dhe dy monitorë dhe duke shkaktuar edhe dëme materiale, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve të vjedhjes.