Nga kompania Forbes Custom e cila e përgatit marketingun special nga magazina Forbes, për Servisin për verifikimin e fakteve kanë vërtetuar se teksti për Maqedoninë i botuar në botimin e muajit dhjetor në magazinën prestigjioze ekonomike është raport promovues, ose reklamë, e paguar nga Qeveria e Maqedonisë dhe jo tekst gazetaresk siç është publikuar në disa media maqedonase.
Nga Forbes vërtetojnë se të gjitha të dhënat për tekstin janë marr nga qeveria.
Nga Forbes nuk zbulojnë çmimin që është paguar për këtë promocion. Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka heshtur dhe nuk është përgjigjur as në pyetjen nëse bëhet fjalë për reklamë.
Lexo më tepër në – Recension: Forbs: Maqedonia e shkëlqyeshme