Site icon PORTALB

Kallëzim penal për plaçkitje kundër shkupjanit 38 vjeçar

MPB

MPB

SPB-Shkup ngriti kallëzim penal kundër shkupjanit Gj.F. (38) i dyshuar për vepër penale “plaçkitje” për të cilin nga ana e gjykatësit në procedurën paraprake i është përcaktuar masa paraburgimi prej 30 ditëve.

Me qëllim që të përfitojë pronë joligjore, i padituri më 10 tetor rreth orës 16:50, ka hyrë në marketin Naja Cen sh.p.k.nj.p. në rrugën “Isaja Mazhovski” dhe derisa e punësuara është larguar nga arka, ka marrë rreth 25.000 denarë dhe ka shkuar drejt daljes.

Ai është vërejtur nga e punësuar e cila është drejtuar pas tijë dhe verbalisht i ka kërkuar që ta kthej atë që e ka marrë, megjithatë Gj.F. me kanaçe të birrës ka gjuajtur ndaj saj dhe pastaj duke vrapuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Exit mobile version