Site icon PORTALB

Një i vdekur dhe 11 të lënduar në një aksident zinxhir në Zvicër

Aksident rrugor në Zvicërr

Në tunelin që të shpie në qytetin e Schaffhausen , mesditën e së shtunës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë  përfshirë një kamion dhe katër vetura.

Sipas policisë kantonale ka humbur jetën një person me origjinë polake dhe janë lënduar 11 persona të tjerë.

Sipas njohurive të deritanishme, aksidenti ka ndodhur nëpërmjet një përplasje zinxhir të disa automjeteve para orës 11.

Gjashtë automjete janë bllokuar nga njëri-tjetrin pas aksidentit. Të lënduarit u dërguan në spitale të ndryshme për rreth.

Sipas zëdhënësit të policisë 80 ekipe të shpëtimit kishin dalë në vend tëngjarjes, përcjell albinfo.ch.

Për shkak se automjetet ishin bllokuar, autostrada nuk ishte rihapuar për komunikacion deri vonë në mbrëmje.

Tuneli në autostradë ka dy korsi dhe kalon në qytetin e Schaffhausen, dheështë 1.5 kilometra e gjatë.

Exit mobile version