Site icon PORTALB

VMRO DPMNE nesër do të organizojë tubim të madh popullor

VMRO - DPMNE - piktura

Partia në pushtet VMRO DPMNE nesër më ora 15 në qendrën sportive “Boris Trajkovski do të mbajë tubim të madh popullor, paralajmëroi Unioni i forcave të reja të VMRO DPMNE-së në faqen e tyre në Facebook.

“VMRO DPMNE porosit se është koha për t’i vënë fund krizës politike. Është fundi për shkatërrimet, konfliktet, luajtjes me ndjenjat e njerëzve, fundi për dëmet dhe prishjen e imazhit të shtetit. Pa marrë parasysh dëshirat dhe skenarët e oponentëve tanë ne çdoherë jemi dalluar me vetëdije tjetër se ata, ndjenjë më tjetër ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit sepse interesat tona çdoherë kanë qenë para të gjithë tjerëve. Tani i duhesh Maqedonisë” thuhet në njoftimin në Facebook.

Exit mobile version