Site icon PORTALB

Misajlovski: Gjashtë milionë euro shtesë për sanimin e rajoneve të prekura nga vërshimet

Vërshimet në Hasanbeg

Vërshimet në Hasanbeg

Gjashtë milionë euro shtesë janë ndarë për sanimin e gjendjes në vendet e përfshira nga vërshimet më 6 gusht në rrethinën e Shkupit. Prej tyre, tre milionë janë nga Buxheti i Republikës së Maqedonis, 2,5 milionë nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, ndërsa 500 mijë euro ka ndar komuna e Gazi Babës.

Kështu sot theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski gjatë përurimit të fillimit të rikonstruksionit të rrugës “Alija Avdoviq” në lagjen Hasanbeg.

“Si Qeveri punuam me përkushtim që t’i ërmirësojmë të gjitha kushtet në rajonet e vërshuara dhe për atë kemi bërë disa hapa të mëdha. Para se gjithash, siguruam tre milionë euro shtesë drejtëpërsëdrejti nga Qeveria përmes Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore për përmirësimin e rrjetit rrugor, ndërsa njëherit edhe e ndryshuam Ligjin që të mundet “Rrugët e Maqedonisë” në mënyrë të drejtëpërdrejt të përfshihet në ndërtimin e të gjitha rrugëve lokale në vendet e prekura nga vërshimet.

Exit mobile version