Site icon PORTALB

Padi penale kundër rojtarit të burgut të idrizovës

Burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës, foto arkiv

Tridhjetë ditë paraburgim i është caktuar rojës së burgut I.N. (37) nga gjykatësi hetues nga Shkupi, sepse bleu heroinë, të cilën e kishte paketuar në 27 paketa polietileni me qëllim për të shitur për konsumatorët në burgun “Idrizovë”.

Shkupjani dyshohet për prodhim të paligjshëm dhe shitje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, transmeton Tv 21.
Në kërkesë thuhet se i paraburgosuri tani nga një person i panjohur ka blerë heroinë i cili e ka ruajtur në shtëpinë e tij. Disa pjesë të drogës janë zbuluar gjatë një kontrolli kur ka hyrë në punë.

Exit mobile version