Site icon PORTALB

Gjykata e Apelit refuzon ankesën e PSP-së për përjashtimin e gjykatësit në lëndën “Arka”

Gjykata e Apelit vendos, Petkovski t’i paguaj 650 mijë denarë Gruevskit

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit në Shkup, Gjykatës Themelore Shkup 1 i ka dorëzuar vendim me të cilin gjykata e shkallës së dytë e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Publike Speciale (PPS) me të cilën nuk është pranuar kërkesa për përjashtimin e gjykatëses, kompetente për të vepruar për propozimin e PSP-së për përcaktimin e masave për kujdes kundër tre personave të përfshirë me lëndën “Arka”.

“Gjata e Apelit ka vlerësuar ankesën e PSP-së, por i ka refuzuar si të pabaza dhe ka përcaktuar se Kryetari i gjykatës së shkallës së parë me rregull ka vepruar kur në pajtim me dispozitat e nenit 33 paragrafit 2 të Ligjit për procedurë penale, me vendim, e ka refuzuar kërkesën për përjashtimin e gjykatësit pasi që nuk ekzistojnë rrethanat të cilat shkaktojnë dyshim për paanshmërinë e gjykatësit për të cilin kërkohet përjashtim”, qëndron në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkup 1.

Exit mobile version