Site icon PORTALB

Të dielën mbahen zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Zgjedhjet lokale në Shkup

Zgjedhjet

Nesër në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet e katërta parlamentare që nga pavarësia. Të drejtë vote në zgjedhje kanë 528.817 qytetarë të Malit të Zi, të cilët do të pëcaktohen për njërën nga 17 listat, raporton Anadolu Agency (AA).

1207 qendrat e votimit, aq sa janë në Mal të Zi, do të hapen nesër në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00 Zgjedhjet do të mbikëqyren nga 1.400 vëzhgues të Qendrës për Monitorim (CEMI), si dhe vëzhgues nga OSBE-ja.

Përveç zgjedhjeve parlamentare, më 16 tetor do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në katër komuna malazeze. Bëhet fjalë për Kotorin, Budvën, Andrijevicën dhe Gucinë. Për zgjedhjet në Kotor janë parashtruar 12 lista, në Budvë 10 lista. Në Guci janë dorëzuar 8 lista, dhe në Andrijevicë 7.

Lista “Forca, UDSH, Alternativa Shqiptare”, do të jetë e para në fletën e votimit, ndërsa e dyta në listë do të jetë “Shteti për të gjithë – PSD – Ranko Krivokapic”, Me short, e treta do të jetë lista “Koalicioni shqiptar me një qëllim – Gëzim Hajdinaga”.
E katërta në votim do të jetë Alternatia e Malit të Zi, dhe e pesta “Mali i Zi Pozitiv – Darko Pajoviç, sepse e dua Malin e Zi”, ndërsa lista e kryeministrit aktual “Me hapa të sigurtë, PDS-Milo Gjukanoviç” do të jetë me numrin gjashtë dhe këshu me radhë.

Exit mobile version