Site icon PORTALB

Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me vranësira mesatare. Në orët e pasditës vranësirat do të rriten, fillimisht nga ana çerëndimore e vendit. Gjatë natës do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në nëntë, ndërsa e ditës prej 17 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup temperatura e mëngjesit do të ulet deri tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 19 gradë.

Nga e diela nën ndikim të masës së lagësht ajrore do të mbuisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me të reshura të ppërkohshme të shiut. Më shumë shi do të ketë në pjesët lindore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të rriten pak, ndërsa të ditës veçmë nga e hëna do të jenë më të ulta për tre deri pesë gradë Celsius.

Të reshura më të shpeshta do të ketë të dielën pasdite dhe natën e të hënës, ndërsa atëherë priten edhe kushte për jostabilitet afatshkurt në jug me paraqitje të vetëtimave. Nga e hëna në periudhën e cila pason, të reshurat do të jenë të përkohshme me intesitet të dobët mesatar dhe kryesisht në pjesët perëndimore të vendit.

Exit mobile version