Site icon PORTALB

Assad: Terroristët do të vriten ose do të dërgohen në Turqi

Bashar al-Assad

Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, tha se fitorja në Alepo do të jetë pikënisje për rikthimin e kontrollit në gjithë vendin.

Në një intervistë për median ruse, Assad tha se nuk ka zgjedhje tjetër, pos ta pastrojë këtë zonë.

“Terroristët duhet të dërgohen në Turqi, nga kanë ardhur, ose të vriten. Nuk ka opsion tjetër”, tha Assad për gazetën ruse Komsomolskaya Pravda.

Siria dhe aleatja e saj, Rusia, kanë intensifikuar bombardimet në pjesën lindore të Alepos, e cila kontrollohet nga rebelët.

Turqia është mbështetëse kryesore e grupeve rebele, së bashku me fuqitë perëndimore dhe shtetet e Gjirit.

 

Exit mobile version