Site icon PORTALB

Izraeli e ndërpret bashkëpunimin me UNESKO-n

UNESKO me nismë për të marrë nën kujdes pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit

UNESKO

Izraeli sot kumtoi se e ndërpret bashkëpunimin e vet me Organizatën e KB-ve për arsim, shkencë dhe kulturë (UNESKO) për shkak të miratimit të rezolutës, të cilën autoritetet izraelite e dënuan si negatore ndaj lidhjeve mijëvjeçare historike mes hebrenjve dhe Jerusalemit.

Në letrën e adresuar tek drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Irina Bokova dhe e publikuar në Tuiter, ministri izraelit i Arsimit Naftali Benet akuzoi UNESKO-n për “mbsëhtetje të drejtëpërdrejt të terrorizmit islamik” dhe e njofton se komisioni izraelit për UNESKO”-n i ndërpret të gjitha veprimtaritë e veta profesionale me këtë organizatë ndërkombëtare”.

Exit mobile version