Site icon PORTALB

OKB: Ende 20 kamionë me ndihma humanitare për Halepin presin në zonën tampon

OKB

Zëdhënësi i Zyrës për Koordinim Humanitar të OKB-së, Jens Laerke tha se nuk kanë arritur as përmes tokës as përmes linjës ajrore të dërgojnë ndihma humanitare në pjesën lindore të qyteit Halep ku jetojnë rreth 275 mijë civilë, prej të cilëve 100 mijë janë fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Laerke në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se pas shpalljes së armëpushimit më 13 shtator, 20 prej gjithsej 40 kamionëve me ndihma humanitare të cilët kanë hyrë nëpërmjet kalimit kufitar Cilvegozi në Hatay akoma janë duke pritur në zonën tampon.

Ai tha se prej gjithsej 40 kamionëve 20 kanë arritur të shpërndajnë ndihmat humanitare në qytetin Idlib. “Për arsye që nuk është siguruar jeta dhe prona 20 kamionët e tjerë qe një muaj vazhdojnë të presin kufi”, tha Laerke.

Laerke theksoi se nuk kanë arritur të dërgojnë ndihmat humanitare në pjesën lindore të Halepit ku jetojnë rreth 275 mijë civilë, prej të cilëve 100 mijë janë fëmijë.

“Jemi të vetëdijshëm që e gjithë bota është duke parë ndodhitë në Halep. Edhe ne jemi duke parë dhe për këtë jemi të zhgënjyer. Çdo orë dhe çdo ditë që kalon po vdesin njerëz. Prandaj është i nevojshëm ndalimi urgjet i përleshjeve”, tha ai.

Në lidhje me takimin i cili planifikohet të mbahet nesër në Lozanë të Zvicrës ku do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të Rusisë, SHBA-ve, Turqisë, Arabisë Saudite dhe Përfaqësuesi Special për Sirinë i OKB-së, Staffan de Mistura, Laerke tha se OKB-ja përvec ftesës së Misturës nuk kanë informacione lidhur me rendin e ditës të takimit.

Përfaqësuesi Special për Sirinë, Mistura në konferencën për mediat të cilën e mbajti javën e kaluar tha se “Nëse sulmet vazhdojnë në këtë mënyrë brenda dy muajve do të shkatërrohet e gjithë pjesa lindore e Halepit dhe nuk do të vdesin terroristë, por do të vdesin me mijëra civilë. Për këtë ne, ju dhe e gjithë bota do të jenë dëshmitarë gjatë festës së krishtindjeve”.

Exit mobile version