Site icon PORTALB

Shkup, aksion guerilas për përgjimet: “Liri në vend të frikës” (FOTO)

Aksion guerilas: “Liri në vend të frikës”

Me aksion gueril për ngritjen e vetëdijes publike kundër përgjimit masiv, Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” është përfshirë në aksionet e Lëvizjes ndërkombëtare “Liri në vend të frikës” (Freedom not fear), transmeton Portalb.

Si pjesë e aksionit, furgoni me antenë të madhe satelitore, që simbolizonte të a.q. “shërbimet sekrete”, në të cilën shkruante “Liri në vend të frikës”, ka vizituar Prokurorinë Speciale Publike, RTVM-në, LSDM dhe ndërtesën ku janë vendosur KSHZ dhe disa ministri.

Aktivistët kalimtarëve të rastit u kanë shpërndarë fletushka ku shkruante: “Përgjim masiv- Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim. E mundësuar nga operatori telekom”, dhe ngjitëse për celular në të cilat shkruante “Pajisja përgjohet”, dhe “Pajisje e spiunuar”.


Lëvizja ndërkombëtare “Liri në vend të frikës” zotohet për tre principe.

Ditët ndërkombëtare për aksione këtë vit mbahen nga 14 tetor deri më 17 nëntor.

Maqedonia në “Liri në vend të frikës” merr pjesë nga viti 2008.

  

Exit mobile version