Site icon PORTALB

Kumanovë, padi për të punësuarin në “Pastrim dhe gjelbërim” për krim financiar prej 1,5 milion denarëve

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare është ngritur deri te Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë kundër personit N.K. i punësuar në ndërmarrjen publike “Pastrim dhe gjelbërim” në Kumanovë, informojnë nga policia financiare, njofton Portalb.mk.

“Administratori i paditur, në rrolin e arkëtarit përgjegjës të N.P. “ Pastrim dhe Gjelbërim” Kumanovë në periudhën nga nëntori i vitit 2008 e deri në gushtin e vitit 2015 disa herë ka vjedhur mjete financiare nga arka në sasi prej 1.171.419 denarëve apo për të përfituar materialisht me çka e ka dëmtuar buxhetin e Ndërmarrjes Publike “Pastrim dhe Gjelbërim-Kumanovë”.

Njëherit, arkëtari i paditur ngarkohet edhe se nga periudha e muajit gusht të vitit 2015 e deri në qershor të vitit 2016 disa herë në mënyrë të paautorizuar i ka përdorur paratë nga arka duke i paguar palëve për kryerjen e shërbimeve në ndërmarrje në sasi prej 324.255 denarë. ”, informojnë nga policia financiare. /Portalb

Exit mobile version