Site icon PORTALB

Digjet objekti i nxemjes qendrore të komunës së Tetovës (FOTO)

Rreth orës 10:00 ka shpërthyer një zjarr në objektin shtesë të Komunës së Tetovës. Raportohet se tërësisht është djegur pajisja e ngrohjes qendrore, transmeton TV Koha Maqedoni.

Raportohet se të lënduar nuk ka, por vetëm është shkaktuar dëme material. Ndryshe nga zjarri janë rrezikuar shtëpitë që kanë qenë në afërsi të godinës së Komunës, megjithatë intervenimi në kohë i zjarrfikësve ka penguar përhapjen e zjarrit në shtëpitë përreth.

Kryeshefi i njësisë së zjarrfikësve të Tetovës Uka  Aliti pas lokalizimit të zjarrit ka deklaruar se falë intervenimit në kohë është evituar zjarr më i madh që do të rrezikonte edhe shtëpitë përreth por edhe objektin e komunës.

Në vendngjarje kanë dalur ekipet e Sektorit për Punë të Brendëshme që kanë kryer hetime ndërsa ende nuk dihet se cili ka qenë shkaktari I zjarrit në këtë objekt afër komunës së Tetovës.  Afër objektit të nxemjes qendrore poashtu ndodhen edhe depot e komunës së Tetovës por që nuk janë përfshirë nga zjarri.

Exit mobile version