Site icon PORTALB

Real e Bayern në garë për një super talent (Foto)

Real - Bayern

Real - Bayern

Vincent Thill, mesfushori i ekipit francez, Metz, po kërkohet nga Real Madridi dhe Bayern Munich. Këtë lajm e ka konfirmuar menaxheri i 16-vjeçarit, Didier Philippe

“Madrid dhe Bayern nuk janë vetëm ekipet e vetme që kanë treguar interes për Thill. Ka edhe skuadra të tjera të mëdha. Ju nuk e shihni një shfaqje të një 16-vjeçari në Ligue 1 çdo ditë”, ka deklaruar ai.

“Ai është një talent i jashtëzakonshëm, me një këmbë të majtë magjike. Ai mund të bëjë gjëra të pabesueshme. Ai padyshim ka ende punë për t’u zhvilluar fizikisht, por ai është një lojtar fantastik kur bëhet fjalë për vizionin dhe mënyrën se si i sheh gjërat”, ka theksua ai.

Përveç skuadrës Metz, Thill ka debutuar edhe me ekipin e parë të përfaqësueses së Luksemburgu. /Express

Exit mobile version