Site icon PORTALB

Shkupi në derbin ndaj Vardarit me fanella te reja (FOTO)

Fanellat e reja te FC Shkupi

Fanellat e reja te FC Shkupi

Skuadra e FC Shkupi deri sa po përgatitet në aspektin fizik dhe organizativ për ndeshjen derbi të së dielës kundër Vardarit, ka vendosur që në këtë përballje të prezantohet me fanellat e reja që i kanë ardhur klubit vetëm disa ditë para ndeshjes. Kujtojmë që Shkupin kishin shprehur interes që ta marrin në pronësi numër i madh i sponsorëve, por deri më tani asnjë nga to nuk ka arritur të plotësojë kushtet.

Së fundi në bisedime është futur një konzorcium zviceran që po vazhdon të zhvillojë bisedimet dhe mendohet që brenda dy javëve gjithçka të merr fund për të zyrtarizuar futjen e sponsorit të ri te FC Shkupi. Edhe pse bisedimet po vazhdojnë, zviceranët kanë vendosur që të bëjnë investimet e para duke sjellë veshjet sportive për klubin. Fanellat janë të prodhuara nga brendi i njohur botëror “Nike”, ndërsa klubi ka mbajtur ngjyrat tradicionale bardh e kaltër, por në fanellë tani më nuk është shenja “Komuna Çair”, por reklama e sponsorit të ri nga Zvicra.

Exit mobile version