Site icon PORTALB

Ja çfarë tha Ali Ahmeti pas takimit me Johanes Hanin

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Zyrat e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, është takuar me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, raporton Portalb.mk.

“Kemi pasur takim të mirë me Hanin dhe qëndrimi përbashkët është që marrëveshja e arritur duhet të respektohet nga të gjithë. Me atë, veçmas të mbahen zgjedhjet korrekte dhe demokratike”, deklaroi Ahmeti pas takimit.

Ahmeti duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, tha se që të miratohen ligje të reja duhet të bëhen edhe marrëveshje të reja, në lidhje me ligjet e propozuara të PSP-së (për dëshmitarë të mbrojtur dhe për zgjatjen e mandatit të PSP-së).

Good exchange with @AliAhmeti, Leader of #DUI. 1/2 pic.twitter.com/hhlMgr6Cd0

Han, pas mbarimit të takimeve me OJQ-të, prokuroren speciale, Katica Janeva dhe kryeministrin Emil Dimitriev, ka filluar me takimet me liderët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, ku fillimisht është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dhe atë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ndërkaq tani do të realizojë edhe takim edhe me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe atë të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Për në fund të agjendës, Han, ka paralajmëruar se do të jep deklaratë për media. /Portalb

Exit mobile version