Site icon PORTALB

Flokë të drejta në mënyrë natyrale

Flokët tuaja mund t’i drejtoni edhe përmes produkteve natyrore

Nëse nuk doni të bini pre e metodave që drejtojnë flokët dhe në të njëjtën kohë i prishin ata, ju mbeten dy mundësi: t’i lini ato si janë dhe të përpiqeni t’i rregulloni në atë formë që kanë ose t’i shtrini me produkte natyrore.

Qumësht kokosi dhe lëng limoni – Së bashku, këto dy produkte punojnë si një balsam, duke i lënë flokët të butë dhe të drejtë. Përzieni në një filxhan qumështin e kokosit me lëngun e një limoni. Lani flokët tuaj me shampo dhe kur të aplikoni balsamin përdorni këtë zgjidhje.

Banane dhe qumësht janë një burim i madh ushqyes, duke përfshirë vitaminën B6 që ka një efekt pozitiv në flokë. Në sajë të përmbajtjes së sheqerit, gjithashtu, banania mban lagështinë natyrore të fibrave të flokëve. Qumështi përmban proteina dhe sheqerna të dobishme për të drejtuar flokët. Sasia e dy përbërësve varet nga gjatësia dhe masa e flokëve tuaj.

Vezë dhe vaj ulliri. Të dy këta përbërës kanë veti shumë interesante për flokët. Proteinat e vezës ushqejnë lëkurën e kokës duke lejuar të shtrihen më lehtë. Vaji i ullirit i jep shkëlqim dhe i zbut ato. Ju thjesht përzieni dy vezë me një pikë vaj ulliri.

Limon dhe mjaltë – Mjalti zbut dhe mbron flokët. Nëse ju e kombinoni me vetitë e limonit, do të merrni një maskë të shkëlqyer për drejtimin e flokëve.

Exit mobile version