Site icon PORTALB

Skocia po planifikon një referendum të dytë për pavarësi

Qeveria e Skocisë, do të publikojë një draft legjislacion që do të parashtrojë kushtet ligjore për të mbajtur një referendum të dytë për pavarësi gjatë javës që vjen.

Këtë e ka thënë Ministrja e Parë Skoceze, Nicola Stureon në një tubim të partisë së saj SNP në Glasgow, ku po ashtu u duartrokit nga delegatët.

Liderja ka thënë se partia e saj do të udhëheqë një luftë kundër konzervativëve që planifikuan largimin nga Bashkimi Europian, transmeton KlanKosova.

Exit mobile version