Site icon PORTALB

Kinë, 1300 të moshuar humbin çdo ditë

Te moshuar, kine

Çdo ditë në Kinë humbin 1300 të moshuar, pra, 500 mijë në vit, sipas një raporti të fundit të publikuar dhe në CNN.

Populli i Kinës po plaket shpejt, pas rregullit “një familje- një fëmijë”, i cili u hoq vitin e kaluar. Teksa ligji kinez i kërkon të rriturve të mbështesin prindërit e tyre, të tjerë të cilëve fëmijët u kanë vdekur kanë mbetur vetëm apo pa përkujdesje.

Kina, sipas një raporti të Bankës Botërore, ka 114 milionë të moshuar mbi 65 vjeç, më shumë se çdo vend tjetër i zhvilluar në botë.

Të moshuarit mbi 65 vjeç përbëjnë 80% të personave të humbur, sipas Institutit të Asistencës Sociale Zhongmin dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Ky është numër jashtëzakonisht i madh dhe një çështje sociale që nuk duhet injoruar”, thotë Wang Zhikun, presidenti i Institutit Zhongmin.

25% e atyre që kanë humbur janë diagnostikuar me Alzheimer apo sklerozë, ndërsa 72% vuajnë humbjen e kujtesës.

25% e atyre që janë gjetur pasi kanë humbur, kanë humbur sërish, sipas këtij raporti. / Top Channel

Exit mobile version