Site icon PORTALB

Arrestohet Justin Bieber, ngiste makinën nën efektin e drogës (FOTO+VIDEO)

Arrestohet Justin Bieber

Arrestohet Justin Bieber

Justin Bieber është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia në Florida, pasi po ngiste makinën me shpejtësi të madhe, nën efektin e lëndëve narkotike.

19-vjeçari është shoqëruar në rajonin e policisë “Dade County”, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bieber po udhëtonte me një makinë e llojit “Lamborghini” së bashku me shokët e tij, me të cilët kishte konsumuar drogë në një rezidencë në Miami Beach, raporton “Daily Mail”. 

Pas arrestimit të 19-vjeçarit, shefi i policisë së Miamit, doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se Bieber do të përballet me akuzat për ngarje të makinës nën efektin e lëndëve narkotike, përdorim të një leje drejtimi të skaduar, si dhe për rezistim ndaj policisë për të mos u arrestuar, edhe pse nuk ka përdorur dhunë./Shekulli

Exit mobile version