Harrojini fijet, balayage është metoda e re që po çmend vajzat (FOTO)
Balayage realizohet me krehër dhe jo me fletë alumini siç realizohen fijet, duke i bërë flokët të duken natyrale dhe të kenë shkëlqim, qofshin ato brune apo bionde, transmeton revista Class.
Teknika Balayage realizohet ose me pluhur që përhap ngjyrën e flokëve, ose me bojë. Para se ta aplikosh këtë metodë është mirë t’i kesh flokët të palara dhe të thata. Lyerjen mund ta përsërisësh një herë në dy ose tre muaj. Një metodë tepër ekonomike.
Me teknikën Balayage ngjyra e flokëve duket natyrale dhe flokët nuk dëmtohen, pasi rrënja qëndron e paprekur.