Kësaj dite me diell të vjeshtës kushtuar Dritëro Agollit
Sot, shkrimtari i njohur shqiptar mbush 85 vjeç. Dritëro Agolli ka lindur më 13 tetor të vitit 1931 në Menkulas të Devollit dhe e ka nisur krijimtarinë e tij si poet. Ai ka një krijimtari të gjerë dhe cilësore që ka shenjuar letërsinë shqiptare të periudhës së diktaturës dhe pas saj. Disa nga vargjet e tij apo romanet janë bërë pjesë e njohurive dhe jetës së kujtdo, si poezia Kur të jesh mërzitur shumë, e kthyer në këngë dhe romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” që ka sjellë personazhe tipike, Zylo apo Demka, që përdoren si emra të përgjithshëm për tipa të ndryshëm në shoqëri, transmeton Revista Class.
Sot, Dritëro Agollin e ka vizituar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka treguar më pas dhuratën e veçantë që i ka bërë shkrimtari asaj, një roman me dedikim.
Shkoj te uroj ditelindjen dhe marr nje dhurate ❤️
Vetem Driteroi 85 vjeçar di ta beje!
Te paçim Dritero!#DitaDriteropic.twitter.com/fMWvx1Mbvd— Mirela Kumbaro (@MirelaKumbaro) October 13, 2016
Edhe Kryeministri Rama e ka uruar publikisht Agollin. Vetëm pesë vjet më i madh nga Ismail Kadare, java dhe dita kushtuar Agollit përkon në vitin Kadare, duke e intensifikuar vëmendjen ndaj këtyre shkrimtarëve dhe letërsisë shqiptare në këtë periudhë.