Site icon PORTALB

Han nesër do të takohet, me të akuzuar, prokurorë dhe me politikanë në Listën e Zezë të SHBA-së

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes han, nesër do të vijë në Shkup, ku sipas agjendës së paralajmëruar, do të ketë takim me katër liderët e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, prokuroren speciale dhe me përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, njofton Portalb.

Për dallim nga takimet e mëparshme, është interesante se këtë herë do të bisedohet me persona për të cilët ka akuza efektive, në procedurë gjyqësore, me prokurorin i cili i ndjek, liderë politikë të cilët janë ose kanë qenë në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare për të cilët po kryhen procedura gjyqësore, ndaj të cilëve kallëzime penale dhe disa të tjerëve u janë shqiptuar dënime.

Exit mobile version