Site icon PORTALB

Boksieri Tyson Fury përdor drogë, humb titujt botërorë

Tyson Fury

Tyson Fury

Tyson Fury ka mbetur pa titujt e kampionit të botës në kategoritë WBO dhe WBA në boks, për t’u përqendruar në rikuperimin e tij, transmeton lajmi.net.

28-vjeçari pranoi përdorimin e kokainës në luftën kundër depresionit dhe dukej se do ta humbas edhe licencën e boksit.

Ai nuk ka boksuar nga fitorja ndaj Wladimir Klitschkos në nëntor të vitit 2015, duke u tërhequr dy herë nga data e revanshit,.

Vendimi shton mundësinë e një ballafaqimi mes Joseph Parker dhe Andy Ruiz për brezin e kampionit në versionin WBO.

Një javë më parë kampioni i botës pranoi se ka përdorur drogë, duke thënë se kokaina e ndihmon për të mposhtur depresionin, pasi është një maniak depresiv dhe shpreson që dikush ta vret para se ai të vras veten.

Exit mobile version