Site icon PORTALB

Polonia kritika të ashpra Francës

Shqipëria merr mbështetjen e Polonisë

Zëvendësministri polak i Mbrojtjes Bartosz Kownacki ka kritikuar ashpër Francën pas dështimit të nënshkrimit të marrëveshjes së mbrojtjes midis dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë të publikuar në kanalin privat TVN24, Kownacki për francezët ka përdorur shprehjen “njerëz të cilët para disa shekujsh kanë mësuar nga ne të hanë me pirun”.

Ndër të tjera duke përgënjeshtruar pretendimet se është shkaktuar një luftë diplomatike mes Francës dhe Polonisë, Kownacki tha se francezët në këtë proces kanë treguar identitetin e tyre të vërtetë.

Pak kohë më parë pati dështuar marrëveshja disa milionëshe në fushën e mbrojtjes e cila parashikonte që Polonia të blinte 50 helikopterë nga kompania franceze Airbus.

Teksa autoritetet polakë kanë mbrojtur idenë se marrëveshja nuk ishte në interes të vendit, francezët kanë akuzuar polakët se veprojnë me qëllim të keq.

Exit mobile version