Të dielën miqësorja Shkëndija – Vrapçishti

Shkëndija të dielën (26.01.2014) do të përballet me Vrapçishtin në një takim kontrollues që do të zhvillohet në Ohër. Përballja do të luhet me fillim në orën 14:00, ndërsa do të jetë testi i parë i Shkëndijës në këtë vit.

Pritet që në këtë përballje shansin për të debutuar ta kenë edhe përforcimet e reja, ndërsa për herë të parë në këtë vit stafi teknik do të mund të shohë formën momentale të futbollistëve. Ndërkohë vazhdojnë bisedimet edhe për gjetjen e një kundërshtari tjetër, me të cilin Shkëndija do të përballej me 30 janar.

Momentalisht skuadra e Shkëndijës vazhdon me stërvitjet e saj në Ohër, ku është duke u zhvilluar faza e parë e përgatitjeve dimërore. Në kushte të shkëlqyeshme për punë, futbollistët janë duke punuar me intenzitet maksimal.

Duke patur parasysh se bëhet fjalë për fazën e fillimit, në këtë periudhë dominojnë ushtrimet e forcës dhe përgatitjes fizike, me atë që sot skuadra kishte dy seanca stërvitore në terenin kryesor të stadiumit ‘Burimet e Bilianës’.

Në seancën e parë me futbollistët punoi trajneri kondicional Metin Dalip, i cili aplikon tempo të fuqishme të përgatitjeve fizike. E ndërkohë në seancën e dytë stërvitore stafi teknik në krye me Shpëtim Duron më shumë punoi me top, duke i kushtuar vëmendje përveç përgatitjes fizike edhe asaj taktike dhe teknike.

Lajme të ngjashme

Back to top button