Disa pjesë të komunës së Aerodromit, Kisela Vodës, Gjorçe Petrovit dhe Sarajit nesër do të mbesin pa energji elektrike, njofton MIA.
Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 11:30, pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët nga rr. “Millan Zeçar” – ndërtesat e reja në Golden Art, si dhe shfrytëzuesit nga rr. “Metodija Shatrov Sharllo”- barakat e vjetra në komunën e Aerodromit.
Pa energji elektrike nga ora 8:30 deri në orën 14:30 do të mbesin konsumatorët nga rr. “Vostaniçka” mbi nr.60 në komunën e Kisela Vodës.
Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbesin edhe konsumatorët nga rr. “Angel Dimovski” nr. 8 dhe rr. “23 Tetori” nr.40 në komunën e Aerodromit.
Nga QRMK informojnë se në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit nga rr. 51 në lagjen “Stopanski Dvor” dhe shfrytëzuesit e locuar drejt rrethrrotullimit në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa nga ora 9:30 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit nga fshatrat Arnaqi, Çajlan, Bukoviq, Rahoviq, Semenisht, Pniçar dhe Laskarcë në komunën e Sarajit.