Site icon PORTALB

Shkup, humb jetën djaloshi 25 vjeçar në aksident trafiku

Aksident - ilustrim

Aksident - ilustrim

Një 25 vjeçar nga Shkupi ndërroi jetë dje në një aksident trafiku që ka ndodhur në lagjen Petrovec, njofton Kanal5, transmeton Portalb.mk.

Aksidenti ka ndodhur dje në orën 22 e 30 min, gjatë përplasjes së veturës “Krajsler” dhe veturës “Zastava 101”, dy veturat me targa nga Shkupi.

Në aksident me pasoja fatale ka përfunduar shoferi i veturës “Zastava”, banor i fshatit Ognjanci.

Djaloshi urgjentisht është dërguar në Qendrën Urgjente, por mjekët e kanë konstatuar vetëm vdekjen.

Në qytetin e Shkupit dje ndodhën 16 fatkeqësi trafiku, në të cilat u lënduan 17 njerëz.

Exit mobile version