Site icon PORTALB

Historike, Maqedonia (U21) kualifikohet në Europianin “Poloni 2017”

Festa e lojtarëve

Tashmë nuk është ëndërr, skuadra e të rinjëve të Maqedonisë U21 është kualifikuar në Evropianin “Poloni 2017”.

Djemoshat e trajnerit Blagoja Milevski kanë shënuar sonte historinë kështu duke siguruar kualfikimin direkt pas fitores së lehtë ndaj Skotlandës me rezultat 2-0, transmeton Portalb.

Autorët e golave për Maqedoninë ishin Kire Markoski në minutën e 18 dhe Enis Bardhi në minutën e 21.

Protagonisti i golit të dytë Enis Bardhi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer. Edhe pse i lënduar, mesfushori i ri ishte ndër më të mirët në fushë. Ai, si të gjithë lojtarët e tjerë janë shprehur të jetë të lumtur nga suksesi historik.

“Unë kurrë në jetën time nuk kam pasur emocione të tilla. Këtë asnjëherë një jetën time se kam ndjerë, unë edhe më herë kam thënë se kjo gjeneratë e re ka shumë lojtarë cilësor.
Me këta lojtarë dhe me këtë trajner kemi gjithçka që na duhet, dhe Zoti iu ndihmon atyre që kanë shpirt të mirë dhe që me ngulm luftojnë. Do të shkojmë më tej, në radhë vjen Evropiani në Poloni, por as atje nuk do të dorëzohemi pa marr parasysh se ndaj kujt do të luajmë”, tha Enis Bardhi pas fitores.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje paraqitje të shkëlqyer bëri edhe mbrojtësi i KF Shkëndija, Besir Demiri.

Përpos Maqedonisë tashmë vizën për në Poloni kanë siguruar edhe Çekia, Danimarka, Anglia, Gjermania, Italia, Portugalia, Sllovakia dhe Suedia./Portalb.mk/

Exit mobile version