Site icon PORTALB

“Si ndihen aktualisht njerëzit në botë”, e mësojmë nëpërmjet këtij aplikacioni të ri

Të trishtuar, të shqetësuar, të lumtur, të frikësuar, si ndihet bota? Një aplikacion në smartphone do të kryejë detyrën e gjurmimit të ndjenjave të njerëzve në shkallë globale gjatë javëës.

Kjo do të bëhet me qëllim të studimit mendor në një mënyrë të re, dhe arrin në më shumë se 7 milionë persona në shumë vende të botës.

“Si ndihet bota?” është projekti më i ri kërkimor mbi shëndetin mendor, i cili që nga dita e djeshme është i disponueshëm për njerëzit nëpërmjet aplikacionit i cili shkarkohet falas.

Projekti, i nxitur nga një organizatë jo fitimprurëse Spur Project, nisi studimin pilot tani për tani në Australi.

Sapo të shkarkojmë aplikacionin do të mund te kemi në duar një ditar të emocioneve të njerëzve në kohë reale gjatë ditës, transmeton OraNews.

Exit mobile version