Site icon PORTALB

Berisha kushton 12 milionë euro

Valon Berisha

Valon Berisha

Liverpool, Fiorentina, Athletic Bilbao, janë duke e kërkuar mirëpo skuadra e tij nuk donë të dëgjoj për këto oferta.

Sipas medieve austriake dhe atyre norvegjeze, Red Bull Salzburg është duke kërkuar hiq më pak se 12 milionë euro për ta lënë futbollistin kosovar Valon Berisha të lirë.

Së fundmi kanë qarkulluar lajmet se Liverpool ka arritur marrëveshje me lojtarin, mirëpo me klubin austriak ende janë duke negociuar rreth çmimit të lojtarit. Berisha gjatë këtij edicioni ka qenë lojtari më i mirë i Salzburgut.

Në 18 ndeshje në Bundesligën austriake ka shënuar tre gola dhe ka dhënë gjashtë asistime, ndërsa në Kupën e Austrisë në tri ndeshje ka dhënë tre gola dhe dy asistime. Berisha ka qenë efikas edhe në Ligën e Evropës ku nga tetë takime ka bërë tre asistime.

Exit mobile version