Site icon PORTALB

Disa sulme në Bagdad shkaktojnë 6 të vdekur dhe 21 të plagosur

Bagdad

Bagdad

Se paku 6 persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një sërë sulmesh vetëvrasëse të kryera në kryeqendrën e Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i policisë irakiane, Salim En-Numan, deklaroi për AA se shpërthimi në lagjen Es-Seyyidiyye ka lënë të vrarë të punësuarin e një fondacioni sunit.

Sipas tij, shpërthimi ka ndodhur kur sulmuesit kishin aktivizuar eksplozivin të vendosur në automjetin e tij.

Përveç tij, edhe pesë persona të tjerë kanë humbur jetën në shpërthime të ndryshme në Bagdad, ndërkohë që 21 të tjerë janë plagosur.

Asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Exit mobile version