Site icon PORTALB

Takim i Tashevska-Remenski me ambasadorin e Francës Timonie

Takim i Tashevska-Remenski me ambasadorin e Francës Timonie

Takim i Tashevska-Remenski me ambasadorin e Francës Timonie

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska-Remenski sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë Krisitijan Timonie.

Në takim siç njoftuan nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, janë këmbyer përvoja pozitive dhe janë hapur më shumë tema aktuale: kriza e refugjatëve me të cilën ballafaqohet Maqedonia dhe Evropa dhe sfidat në ballafaqimin me të, rreziqet e sigurisë dhe trajtimi human i refugjatëve dhe kërkuesve të azilit.

“Gjithashtu, ministrja Tashevska-Remensi dhe ambasadori Timonie  këmbyen përvoja për praktikat e mira lidhur me mundësitë për të rinjtë, programet arsimore, programet për mobilitet…. U bisedua edhe për funksionimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe përgatitjet për periudhën e ardhshme”, thuhet në kumtesën e sotme nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Exit mobile version