Site icon PORTALB

Konstatime të shpejtuara, rezultat i gabuar

Teksti në Shqipmedia për takimin e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA me përfaqësuesit e BDI dhe PDSH

[Recension: “Ekskluzive: Dështon Prokuroria Speciale Publike, përfaqësues të BDI-së dhe PDSH-së thirren në Ambasadën e SHBA-së”]

Gabimet janë të pranueshme edhe në profesionin e gazetarisë, edhe pse përgjegjësia për to është shumë e lartë. Zakonisht mediat gabojnë për shkak të presionit të kohës, në pamundësi për të verifikuar informacionin, si dhe për shkak të rendjes për të siguruar përmbajtje ekskluzive që nuk i ka ndonjë medie tjetër. Mirëpo, lëshimet e qëllimshme janë profesionalisht të pafalshme.

Linku deri te artikulli origjinal: “Ekskluzive: Dështon Prokuroria Speciale Publike, përfaqësues të BDI-së dhe PDSH-së thirren në Ambasadën e SHBA-së”

Data dhe koha e publikimit: 05.06.2016

Data e recensionit: 06.10.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Informacioni që përcjell artikulli është i rëndësishëm, sidomos për zhvillimet e fundit në lidhje me PSP-në dhe ndërlidhjen e tyre me politikën e dy partive të përmendura. Por, disa probleme në ndërtimin e përmbajtjes e bëjnë artikullin joserioz, pavarësisht seriozitetit të çështjes. Për shkak të “dështimit” të disa propozim-ligjeve të nevojshme për punën e Prokurorisë Speciale, në titullin e tekstit ceket se ka dështuar vetë Prokuroria Speciale. Kjo nuk është e vërtetë, por është vënë në titull për të tërhequr vëmendjen.

“Përfaqësues të partive shqiptare BDI-së dhe PDSH-së, jan thirrur në bisedë në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup. Takimi vjen, pas votimit të djeshëm për propozimet e Prokurorisë Speciale Publike për ndryshime në ligjë, nga të cilat asnjëra nuk u miratua. PSP doli nga Marrëveshja e Përzhinos, ndërsa SHBA-të jan garant i saj, raporton Nova.”

Siç rezulton nga përmbajtja, informacioni nuk është verifikuar, as nga dy partitë e apostrofuara BDI dhe PDSH, e as nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Edhe po të mos arrinte që të verifikonte informacionin, e nga ana tjetër të kishte mjaftueshëm tregues se informacioni është i vërtetë për ta publikuar, autori duhet të kishte tentuar të pyeste në subjektet e përmendura dhe të theksonte në vetë tekst se nuk ka marrë përgjigje, po që se do të ishte rasti i tillë.

KODI ETIK:

Qëndrimi i Ambasadës së SHBA-së që është përcjellur është brenda temës është i rëndësishëm dhe jep informata plotësuese për krejt çështjen, mirëpo nuk e konfirmon takimin që thuhet se është realizuar.

Në fund fare duhet të kontestohet edhe fjala e parë e artikullit gjegjësisht e titullit, etiketimi “Ekskluzive”. Në fakt vetë përmbajtja e konteston atë, sepse citohet “Nova”, një portal prej ku është marrë informacioni ‘ekskluziv’. Një informacion, i publikuar paraprakisht prej një medie tjetër, nuk mund të jetë ekskluziv.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version