Site icon PORTALB

Maskat grabisin bankën për 5 min, marrin peng arkëtaren (Video)

Maskat grabisin bankën për 5 min

Maskat grabisin bankën për 5 min

Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një filial banke ditën e sotme në Orikum. Sipas dëshmitarëve, grabitësit kanë qëlluar me armë në ajër dhe më pas janë futur në ambientet e bankës

Mësohet se, dy nga grabitësit kanë hyrë në bankë, ndërsa dy të tjerë kanë qëndruar jashtë dhe kanë kërcënuar rojën e bankës, duke i vënë pistoletën në kokë.

Dyshohet se gjatë momentit të grabitjes, autorët kanë mbajtur peng arkëtaren dhe më pas e kanë liruar në momentin kur kanë dalë nga banka. E gjithë ngjarja nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta.

Më pas ata kanë hipur në dy makina dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve nga policia mendohet se dy automjetet e përdorura, më pas janë djegur nga autorët.

Njëra makinë është gjetur në pyllin e Dukatit, ndërsa tjetra është gjetur në fshatin Dukat. Njëra nga makinat, tip “Volswagen” me targa Tr3816T mendohet se është e vjedhur.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Dyshohet se autorët janë fshehur në një pyll në zonën e njohur si fusha e fshatit Dukat.

Policia e Vlorës ka ngritur post-blloqe në hyrje-dalje të Orikumit, ndërkohë kanë nisur patrullime nga toka dhe ajri për kapjen e tyre.

Exit mobile version