Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për vendimin e Listës Serbe që ta ngrijnë pjesëmarrjen e tyre nga Kuvendi e Qeveria, njofton KlanKosova.
Veseli ka thënë se bojkoti i Listës Serbe nuk e rrezikon koalicionin qeverisës derisa ka shtuar se format e tilla të bojkotit nuk janë të mira dhe nuk kontribuojnë në punën e Kuvendit, njofton Klan Kosova.
I pari i Kuvendit këto komente i ka bërë menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ku është marrë vendim që nesër të mbahen dy seanca plenare, njëra nga to e jashtëzakonshme.