Site icon PORTALB

Luftanije e SHBA-së, cak i dy raketave të lëshuara nga Jemeni

luftanije

luftanije - ilustrim

Një anije luftarake e SHBA-së ka qenë cak i dy raketave të lëshuara nga territori i Jemenit, që kontrollohet nga forcat rebele Shii-te.

Një zëdhënës i marinës ka thënë më 9 tetor se nga sulmi nuk ka pasur dëme materiale dhe njerëzore pasi dy raketet kanë rënë në ujë dhe nuk kanë goditur luftanijen amerikane.

Në të njëjtën ditë, një raketë nga Jemeni ka pasur për cak një bazë ajrore saudite në qytetin e Mekës, kanë thënë autoritetet saudite. Edhe kjo raketë nuk ka shkaktuar dëme. /REL

Exit mobile version