Site icon PORTALB

Republikanët ia kthejnë shpinën Donald Trumpit

Donald Trump

Donald Trump

Numër gjithnjë e më i madh i zyrtarëve të Partisë Republikane ia kanë kthyer shpinën kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump.

 

Deri të kjo ka ardhur pas publikimit të një video të vitit 2005 ku Trump përdor gjuhë vulgare në llogari të grave, transmeton lajmi.net.

Megjithë faktin që së paku dhjetë zyrtarë të lartë Republikan janë deklaruar se në zgjedhjet e muajit të ardhshëm nuk do të votojnë për të, Trump ka thënë se asnjëherë nuk do të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë, transmeton BBC.

I fundit që ka dalë kundër miliarderit amerikan është ish kandidati republikan për president, John McCain dhe ish sekretarja e shtetit, Condoliza Rise.

Exit mobile version