Shkolla në Nerez të Epërm si në kohën e gurit (VIDEO)

“Besoni ose jo objekti që gjendet mbrapa meje është shkolla fillore periferike “Brtastvo” në Nerez të Epërm. Në këtë gjendje që po e shihni tani ka mbetur për shkak të mosinteresimit të autoriteteve përgjegjëse për këtë institucion. Deri tani janë dhënë shumë premtime por deri më sot nuk është e realizuar pothuajse asgjë”.

Ky objekt në Nerez të Epërm shërben për të mësuar 7 nxënës të shkollës qendrore “Bratsvo” e cila ndodhet në Karposh. Ata me shumë frikë dhe vështirësi ngjiten dhe zbresin shkallët gjysmë të rrënuara, transmeton Alsat-M.

Në klasën e vetme të kësaj shkolle çdo qosh është i hapur ndërsa era dhe shiu depërtojnë pothuajse nga çdo anë e saj. Mësuesja Fatmire Murseli prej 23 vitesh përballet me këto kushte të rënda. Ajo sqaron se autoritetet kompetente kanë dhënë shumë premtime për përmirësimin e kushteve por nuk kanë bërë asgjë konkret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button